Politike

Gara për Tiranën, Berisha: Belind Këlliçi arriti të futet në çdo vatër, ia mori fushatën

Sali Berisha u shpreh se Këlliçi arriti të futet në çdo vatër të Tiranës me premtimin e tij solemn për transportin publik falas.

25 Prill 2023, 23:49 Nga k.m.
Gara për Tiranën, Berisha: Belind Këlliçi arriti të
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha foli për premtimin e kandidatit të koalicionit opozitar "Bashkë fitojmë" për Bashkinë Tiranë, Belind Këlliçit për transport publik falas në kryeqytet. Në fjalën e tij gjatë emisionit "Log.", Berisha u shpreh se Këlliçi arriti të futet në çdo vatër të Tiranës me premtimin e tij solemn për transportin publik falas. Ndaj si pasojë, sipas tij, i ka "vjedhur" fushatën kundështarit të tij, Erion Veliajt. 

“Belind Këlliçi është njeriu për të cilin flitet më shumë sot. Sot Tirana gumëzhin për Belind Këlliçin. Ka fushatën. E kam eksperiencën elektorale. Ia mori fushatën. Fushata është e Belind Këlliçit. Arriti së pari me premtimin e tij solemn për transportin falas të futet në çdo vatër të Tiranës dhe të diskutimit. E dyta, fol për tunelin. Për nënkalimin, ajo është një nga gjërat më të dobishme për qytetin,”-u shpreh Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll