25 Prill 2023, 22:17
Nga k.m.
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka folur në lidhje me zhdukjen e dy 46-vjeçarëve, Leonard Thodhori e Fatmir Sulovari, në qytetin e Sarandës, të cilët dyshohet se janë rrëmbyer e më pas vrarë. E ftuar në emisionin “Open”, Klodiana Lala zbuloi se policia po vijon hetimet për gjetjen e trupave të dy personave të zhdukur në fshatin Vrinë, ndërsa shtoi se autorët e dyshuar janë pjesëtarë të një grupi të organizuar kriminal. Duke i qëndruar pistës së trafikut të drogës, ajo shtoi se “Koçolja” nuk ka marrë drogën e premtuar nga grupi ai i ka kërcënuar ata se do tregojë në polici, gjë që dyshohet se mund të ketë sjellë rrëmbimin e më pas eliminimin fizik.
“Policia vijon kërkimet për trupat e dy personave të zhdukur në fshatin Vrinë, ku besohet se ata mund të jenë groposur. Dy personat janë zhdukur në 6 prill dhe për 4 ditë familjarët nuk i kanë denoncuar pasi nuk ishte hera e parë që janë larguar. Policia ka sekuestruar deri tani 8 automjete, ku njëri është konfirmuar që është përdorur për rrëmbimin e tyre. Sulovari ka pasur armë me vete kur është takuar me mikun e tij për të sqaruar debatet me një grup kriminal për shitblerjen e një toke. Një kamerë ka kapur momentet e fundit para zhdukjes të Koçoles ku ai duket i qetë në një makinë. Besohet se janë dërguar në një fshat në kufirin Shqipëri-Greqi, dhe aty janë groposur.
Asnjë pistë nuk përjashtohet për 2 personat. Autorët e dyshuar mendohet se janë dy anëtarë grupi nga Saranda dhe të tjerët janë nga veriu i vendit. Konflikti ka nisur për pronën. Është zbuluar se kur Koçolja nuk ka marrë drogën e premtuar nga grupi ai i ka kërcënuar ata se do tregojë në polici, gjë që dyshohet se mund të ketë sjellë rrëmbimin. Ka të paktën 3 persona të skeduar në pamjet filmike. Fakti që ka disa të dyshuar, ka qeliza telefonike, mjeti ku janë rrëmbyer është vjedhur në Tiranë. Dyshohet se është një grup i organizuar kriminal,”-shtoi ajo.
klodiana lala
Politike
25 Prill 2023, 22:16
k.m.
Ilir Rusmajli dhe Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur ditën e sotme për shkarkimin e Ilir Rusmajlit nga posti ...
Politike
25 Prill 2023, 22:06
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është përgjigjur pyetjes nësë do të pranojë r...
Politike
25 Prill 2023, 21:49
k.m.
Andi Bushati
TIRANË– Analisti Andi Bushati ka shtuar një pyetje në rrjetet e tij sociale. Me anë të një postimi në...
Politike
25 Prill 2023, 20:39
k.m.
Edi Rama
DIVJAKË- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama vijoi fushatën elektorale para zgjedhjeve të 14 majit në Divjakë. ...
Politike
25 Prill 2023, 20:17
A.B
Takimi
SHIJAK-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, teksa ishte i pranishëm sot në Shijak, ku prezantoi kandidatin e koalicionit &ld...
Politike
25 Prill 2023, 19:34
A.B
Posteri
TIRANË- Partia Socialiste i ka kthyer përgjigje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve lidhur me vendosjen e posterave elektorale. Ishte s...
Politike
25 Prill 2023, 17:49
f.m;a.b
Edi Rama
FIER- Kryeministri Edi Rama vijon turin e tij të fushatës. Teksa ishte sot në Fier, ai prezantoi një grua të ekipit, e ci...
Politike
25 Prill 2023, 17:31
A.B
Luan Baci
FIER- Kreu i PD-së për qarkun e Fierit, Luan Baçi deklaroi se Bato Dalipaj, punonjësi i Bashkisë së Patosit, &eum...
Politike
25 Prill 2023, 16:38
k.m.
Belind Këlliçi
TIRANË- Kandidati i koalicionit të opozitës "Bashkë fitojmë" për Bashkinë e Tiranës, Be...
Politike
25 Prill 2023, 15:36
A.B
Posteri
TIRANË- Në posterat e rinj të kandidatit të koalicionit 'Bashkë Fitojmë' për bashkinë e Tiranës, Belin...