Bota

Rusia synon të destabilizojë Moldavinë, BE nis misionin civil në mbrojtje të vendit

BE deklaroi se Moldavia i kërkoi bllokut në janar të vendoste një mision civil në vend sipas Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes. 

24 Prill 2023, 16:16 Nga a.l
Rusia synon të destabilizojë Moldavinë, BE nis misionin civil
Josep Borrell

Këshilli Evropian ka njoftuar sot krijimin e një mision civil të sigurisë në Moldavi të quajtur Misioni i Partneritetit të BE-së në Republikën e Moldavisë (EUPM Moldavia) si rezultat i përpjekjeve të supozuara të Rusisë për të destabilizuar vendin. Lajmin e ka bërë të ditur Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropain për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, shkruajnë mediat e huaja. 

"Si një nga vendet më të prekura nga pasojat e pushtimit ilegal të Ukrainës nga Rusia, ne jemi dëshmitarë të përpjekjeve të shtuara dhe të vazhdueshme ruse për të destabilizuar Moldavinë me veprime hibride. Sot ne po shtojmë mbështetjen e BE-së për Moldavinë [për të] mbrojtur sigurinë e saj, integritetin territorial Vendosja e këtij misioni të ri është një tjetër shenjë e rëndësishme politike e mbështetjes së BE-së në rrethanat e vështira aktuale," tha Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell 

BE deklaroi se Moldavia i kërkoi bllokut në janar të vendoste një mision civil në vend sipas Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes. 

keshilli evropian

Sondazh

Poll