Bota

Nenad Rashiç për zgjedhjet në veri: Legaliteti është arritur por legjitimiteti gjithmonë do të jetë sfidë

Në një prononcim për media, Rashiq tha këto zgjedhje janë legale, ndërkohë që theksoi se procesi ka kaluar pa incidente.

24 Prill 2023, 15:45 Nga I.A
Nenad Rashiç për zgjedhjet në veri: Legaliteti është
Nenad Rashiç

KOSOVË- Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiç, ka thënë se është i kënaqur që zgjedhjet e 23 prillit në katër komunat në veri të vendit kaluan pa incidente. Në një prononcim për media, Rashiç tha këto zgjedhje janë legale, ndërkohë që theksoi se procesi ka kaluar pa incidente.

“Jam shumë i kënaqur që krejt procesi zgjedhor ka kaluar pa incidente… Ndoshta mund të thoni se nuk ka legjitimitet, por ka legalitet. Legaliteti në këtë rast është arritur, e legjitimiteti gjithmonë do të jetë sfidë”, tha ai.

nenad rashiç zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll