Bota

I akuzuar për korrupsion, ish presidenti peruan ekstradohet nga SHBA

Ministri i Drejtësisë Jose Tello tha për shtypin se ish-presidenti do të mbahet në Barbadillo pasi t'i nënshtrohet kontrolleve të nevojshme shëndetësore.

24 Prill 2023, 15:36 Nga a.l
I akuzuar për korrupsion, ish presidenti peruan ekstradohet nga SHBA
Alejandro Toledo

SHBA- Ish-presidenti peruan Alejandro Toledo mbërriti në vendin e tij të dielën pas ekstradimit nga SHBA. Toledo, i akuzuar për korrupsion, mbërriti sot në kryeqytetin Lima.

Ai u dënua me 18 muaj burg ​​dhe u dërgua në burgun Barbadillo, ku do të qëndrojë me ish-presidentët Alberto Fujimori dhe Petro Castillo. Ministri i Drejtësisë Jose Tello tha për shtypin se ish-presidenti do të mbahet në Barbadillo pasi t'i nënshtrohet kontrolleve të nevojshme shëndetësore.

Toledo u dorëzua në një gjykatë në San Jose, Kaliforni, të premten për ekstradim pasi një gjykatës hodhi poshtë ankesën e tij të fundit. Toledo është kërkuar nga autoritetet peruane të drejtësisë që nga viti 2018, pasi dyshohet se ka marrë më shumë se 25 milionë dollarë nga kompania braziliane e ndërtimit Odebrecht në këmbim të ndihmës për marrjen e kontratave të punëve publike, shkruajnë mediat e huaja. 

Ish-presidenti, i cili shërbeu nga viti 2001 deri në 2006, mohoi akuzat dhe ngriti disa peticione për të bllokuar ekstradimin që Uashingtoni autorizoi në shkurt. Toledo u ndalua në Kaliforni nga korriku 2019 deri në mars 2020, kur u vendos në arrest shtëpiak. 

alejandro toledo

Sondazh

Poll