Bota

Përmbytet varka me emigrantë në Itali, shpëtojnë mrekullisht 34 persona, 20 të zhdukur

Një varkë me dhjetëra emigrantë u mbyt në ishullin Lampedusa, në jug të Siçilisë.

24 Prill 2023, 15:42 Nga a.l
Përmbytet varka me emigrantë në Itali, shpëtojnë
Varka me emigrantë

ITALI- Një varkë me dhjetëra emigrantë u mbyt në ishullin Lampedusa, në jug të Siçilisë. Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme. 34 persona u shpëtuan nga një varkë peshkimi. 

Sipas dëshmive të të mbijetuarve, janë të paktën 20 persona të tjerë të zhdukur. Emigrantët e shpëtuar u transferuan nga anija e peshkimit në një varkë patrullimi të Rojës Bregdetare dhe më pas u dërguan të gjithë në Lampedusa. Varka, sipas asaj që u tha nga personat që mbijetuan, ishte nisur në orën 21 të së shtunës nga Sfax, në Tunizi. 

emigrante ne itali

Sondazh

Poll