Bota

Më e madhja në Evropë, Britania e Madhe dhe Holanda planifikojnë të ndërtojnë rrjetin elektrik me kapacitet 1.8 gigavat

'LionLink' do të lidhë njëkohësisht të dy vendet me fermat e erës në det të hapur, duke u mundësuar atyre të ofrojnë energji të pastër dhe të përballueshme.

24 Prill 2023, 16:11 Nga a.l
Më e madhja në Evropë, Britania e Madhe dhe Holanda
Mullinjtë e erës

BRITANI-  Holanda dhe Britania planifikojnë të ndërtojnë lidhjen më të madhe ndërkufitare të energjisë elektrike në Evropë, e cila synon të furnizojë me energji rreth dy milionë familje nga fermat e erës në det të hapur. Mediat e huaja raportojnë së do të përdoret linja e re të transmetimit e quajtur “LionLink” nën Detin e Veriut, e cila besohet të jetë më e madhja e këtij lloji në botë. 

'LionLink' do të lidhë njëkohësisht të dy vendet me fermat e erës në det të hapur, duke u mundësuar atyre të ofrojnë energji të pastër dhe të përballueshme.

Ndërsa rrjeti në fjalë i energjisë përshkruhet si shembulli i dytë, por më i madhi i kapacitetit të këtij lloji në botë, kapaciteti i energjisë elektrike prej 1,8 gigavat është më shumë se katër herë më i madh se i sistemit të parë.

energjia elektrike

Sondazh

Poll