Bota

U arrestua pasi kërcënoi kolegët e saj/ 29-vjeçarja NUK NDALET, ofron 50 mijë dollarë për vrasjen e prindërve dhe gjyshërve të saj

Inaru akuzohet se i kishte pyetur të burgosurit nëse njihnin dikë që mund të vriste prindërit dhe gjyshërit e saj.

24 Prill 2023, 15:50 Nga a.l
U arrestua pasi kërcënoi kolegët e saj/ 29-vjeçarja NUK
Tureygua Inaru

SHBA- Një 29-vjeçare e identifikuar me emrin Tureygua Inaru nga Florida ndodhet në burg që nga dhjetori pas kërcënimeve se do të vriste kolegët e saj. Sipas policisë, ajo tani po përballet me tre akuza për nxitje, për vrasje dhe përndjekje kibernetike, pasi dyshohet se kërcënoi se do të vriste anëtarët e familjes së saj.

Inaru akuzohet se i kishte pyetur të burgosurit nëse njihnin dikë që mund të vriste prindërit dhe gjyshërit e saj. Dyshohet se ajo ka thënë që nëse do vdisnin ata, do merrte një trashëgimi prej 2 milionë dollarësh dhe se i ka ofruar të burgosurve 50,000 dollarë për këdo që do të kryente vrasjet, shkruajnë mediat e huaja. 

“Sapo arriti në burg, ajo miqësohet me shokët e saj të qelisë dhe fillon t’i tregojë se nëse dikush do vriste prindërit dhe gjyshërit e saj, do e paguante deri në 50 mijë dollarë. Tureygua i ka treguar se ata janë shumë të pasur dhe i ka dhënë dhe adresën,” tha polici Marco Lopez.

Disa të burgosur kanë njoftuar stafin e sigurisë, pasi u alarmuan nga kërkesat e saj, të cilat përfshinin udhëzime se si do të bënin vrasjet që dukeshin si një grabitje. Inaru donte që prindërit e saj të vdisnin pasi sipas saj kishin abuzuar me të dhe ndaj vëllëzve dhe motrave të saj. 

tureygua inaru

Sondazh

Poll