Bota

Ambasadori kinez: Ish-shtetet sovjetike nuk ekzistojnë

Në një letër drejtuar ministrisë së jashtme franceze të dielën, mbi 70 ligjvënës evropianë i kërkuan zotit Lu të shpallej non grata, duke thënë se komentet e tij ishin përtej kufijve të diskursit të pranueshëm diplomatik. 

24 Prill 2023, 15:21 Nga a.l
Ambasadori kinez: Ish-shtetet sovjetike nuk ekzistojnë
La shaye

KINË- Pekini ka deklaruar se njeh sovranitetin e shteteve ish-sovjetike. Në një intervistë të transmetuar në televizionin francez të premten, ambasadori Lu Shaye mbrojti pretendimet ruse ndaj Krimesë dhe tha se vendet e ish-BRSS nuk kanë status aktual në të drejtën ndërkombëtare sepse nuk ka marrëveshje ndërkombëtare për të materializuar statusin e tyre sovran.

Të gjitha shtetet ish-sovjetike janë anëtarë të Kombeve të Bashkuara dhe kanë marrëdhënie diplomatike me Pekinin, shkruajnë mediat e huaja. 

Kina respekton statusin e ish-republikave sovjetike si vende sovrane pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik”, tha të hënën zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Mao Ning, duke shtuar se ky përfaqësonte “qëndrimin zyrtar të qeverisë kineze”.

Në një letër drejtuar ministrisë së jashtme franceze të dielën, mbi 70 ligjvënës evropianë i kërkuan zotit Lu të shpallej non grata, duke thënë se komentet e tij ishin përtej kufijve të diskursit të pranueshëm diplomatik. 

lu shaye

Sondazh

Poll