Bota

TRAGJEDI hekurudhore në Paris/ U tërhoq zvarrë nga metroja pasi xhaketa i ngeci te dera, humb jetën gruaja 40-vjeçare

Për shkak të ngjarjes transporti ishte pezulluar për një kohë të gjatë.

24 Prill 2023, 16:03 Nga a.l
TRAGJEDI hekurudhore në Paris/ U tërhoq zvarrë nga metroja pasi
Foto ilustruese

FRANCË- Një ngjarje e rëndë është shënuar në Paris, ku një grua ka humbur jetën tragjikisht pasi është tërhequr nga metroja. Në deklaratën e bërë nga RATP, institucioni përgjegjës për transportin publik në dhe rreth kryeqytetit, Paris, thuhej se gruaja, xhaketa e së cilës u mbërthye në derën automatike të metrosë në stacionin Bel-air, vdiq pasi u tërhoq zvarrë, shkruajnë mediat e huaja. 

Për shkak të ngjarjes transporti ishte pezulluar për një kohë të gjatë. Gruaja rreth të 40-ave ngeci te dera automatike e metrosë teksa po dilte me shpejtësi. Gruaja ra nën metronë në lëvizje dhe u tërhoq zvarrë. Me gjithë ndërhyrjen e ekipeve të ndihmës, gruaja ka ndërruar jetë. Për ngjarjen ka nisur një hetim. 

treni

Sondazh

Poll