Bota

Në qelitë ruse i akuzuar për spiunazh, mbi 300 gazetarë të huaj kërkojnë lirimin e gazetarit të 'WSJ' në Rusi

Mbi 300 korrespondentë të huaj kanë kërkuar lirimin e gazetarit të burgosur të 'Wall Street Journal', Evan Gershkovich në një letër të hapur drejtuar ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov të botuar të hënën.

24 Prill 2023, 15:26 Nga a.l
Në qelitë ruse i akuzuar për spiunazh, mbi 300 gazetarë
Evan Gershkovich

RUSI- Mbi 300 korrespondentë të huaj kanë kërkuar lirimin e gazetarit të burgosur të 'Wall Street Journal', Evan Gershkovich në një letër të hapur drejtuar ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov të botuar të hënën. 

Midis nënshkruesve janë gazetarë me dekada përvojë në raportimin nga Rusia, disa kanë mbërritur në Moskë që në fillim të viteve 1960, ndërsa të tjerë janë larguar nga vendi javët e fundit. Në total, nënshkruesit përfaqësojnë media nga 22 vende të ndryshme, shkruajnë mediat e huaja. Mes nënshkruesve janë edhe 40 ish-punonjës dhe aktualë të The Moscow Times.  

Ne të gjithë kemi punuar në Rusi si korrespondentë të huaj, disa për disa muaj, të tjerë për dekada. Jemi të tronditur dhe të tmerruar nga arrestimi i kolegut tonë Evan Gershkovich dhe akuzat e ngritura kundër tij”, thuhet në letër.  

Gershkovich aktualisht po mbahet në një qendër paraburgimi në burgun famëkeq Lefortovo deri më 29 maj. Ai rrezikon 20 vjet burg për akuzat e spiunazhit. Është hera e parë që një gazetar amerikan arrestohet me akuza nga Moska për spiunazh që nga Lufta e Ftohtë.

evan gershkovich

Sondazh

Poll