Bota

Rrëzohet droni me 17 kilogramë eksploziv në afërsi të Moskës

Ekspertët e asgjësimit të bombave kanë kryer kontrolle në vendin e rrëzimit të dronit për rreth pesë orë.

24 Prill 2023, 15:15 Nga a.l
Rrëzohet droni me 17 kilogramë eksploziv në afërsi të
Droni

RUSI- Një dron i prodhuar në Ukrainë me 17 kg eksploziv u gjet në rajonin e Moskës. Mediat e huaja raportojnë se, droni u zbulua më 23 prill nga një banor vendas dhe dyshohet se ishte shtrirë 300 metra larg shtëpisë së tij në një pyll afër Noginskut.

Droni i rrëzuar ishte një UJ-22 Airborn i prodhimit ukrainas, 3.5 metra i gjatë.Brenda në dron dyshohet se janë gjetur rreth 30 briketa nga 570 gram secila me eksploziv brenda. Ekspertët e asgjësimit të bombave kanë kryer kontrolle në vendin e rrëzimit të dronit për rreth pesë orë. Nuk dihet ende se itinerari final i mjetit fluturues. 

 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll