Bota

Do të kontrbandoheshin përmes Senegalit dhe Arabisë Saudite, sekuestrohen 10 milionë 'Pilula xhihadiste' në Liban

Captagon, një përzierje amfetaminash e njohur gjithashtu si "kokaina e të varfërve", është një nga drogat më të njohura rekreative në mesin e të rinjve në Lindjen e Mesme.

14 Prill 2023, 15:45 Nga a.l
Do të kontrbandoheshin përmes Senegalit dhe Arabisë Saudite,
Liban

LIBAN- Forcat e sigurisë të Libanit kanë sekuestruar rreth 10 milionë pilula kaptagoni që do të kontrabandoheshin në Senegal dhe më pas në Arabinë Saudite. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Brendshëm Bassam Mawlawi në një postim në Twitter.  Mawlawi tha se droga u gjet në një ngarkesë me karbon gome gjatë një operacioni në të cilin katër persona u arrestuan në zonën Al-Qubbah, në Libanin verior. 

Captagon, një përzierje amfetaminash e njohur gjithashtu si "kokaina e të varfërve", është një nga drogat më të njohura rekreative në mesin e të rinjve në Lindjen e Mesme, shkruajnë mediat e huaja. 

Sasi të mëdha prodhohen në Siri dhe kontrabandohen përmes Libanit dhe Jordanisë fqinje në Gjirin Persik, sipas zyrtarëve të sigurisë në ato vende. Në vitin 2021, Arabia Saudite vendosi një ndalim të importit të produkteve libaneze për shkak të kontrabandës së drogës.

Muajin e kaluar, Thesari i Shteteve të Bashkuara sanksionoi dy shtetas libanezë të akuzuar për përfshirje në trafikimin e kaptagonit nga Siria. 

liban

Sondazh

Poll