Bota

Sulmuan gazetarin Valon Syla/ Gjykata jep vendimin, 1 muaj paraburgim për 3 të dyshuarit

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur 1 muaj paraburgim për 3 të dyshuarit që sulmuan gazetarin Valon Syla. Ata dyshohen për veprën penale ‘’Nxitja e përçarjes dhe urrejtjes’’.

14 Prill 2023, 14:42 Nga a.l
Sulmuan gazetarin Valon Syla/ Gjykata jep vendimin, 1 muaj paraburgim për 3
Valon Syla

KOSOVË- Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur 1 muaj paraburgim për 3 të dyshuarit që sulmuan gazetarin Valon Syla. Ata dyshohen për veprën penale ‘’Nxitja e përçarjes dhe urrejtjes’’.

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve L.D, K.H dhe O.H për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale Nxitja e përqarjes dhe mos durimit nga neni 141 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe neni 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjyqtari i Procedurës Paraprake kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve L.D, K.H dhe O.H, e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secilin”, thuhet në njoftim.

Sulmi ndaj Valon Sylës

Gazetari Valon Syla u sulmua nga disa persona në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Ai pësoi lëndime në kokë dhe pas trajtimit mjekësor, nga QKUK-ja tha se sulmuesit ishin “tre islamikë fanatikë”. Syla paraprakisht ishte në emisionin Pressing në T7, ku është analist. Temë diskutimi ishte debati që ka shkaktuar nisja e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale Hagë. Sulmin e dënoi edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, por edhe organizata më e madhe e gazetarëve në Europë.

sulmohet valon syla valon syla

Sondazh

Poll