Bota

Vrasje makabër në SHBA/ Trupi i një 35-vkeçare gjendet e copëtuar dhe e rrethuar me kryqe në banesë, arrestohet fqinji i saj

Policia tha se paraprakisht nuk mund ta identifikonte pasi trupi i saj ishte copëtuar.

14 Prill 2023, 15:20 Nga a.l
Vrasje makabër në SHBA/ Trupi i një 35-vkeçare gjendet e
Miguel Gonzales-Rosalas

SHBA- Një ngjarje makabër është shënuar në Karolinën e Veriut, ku një 35-vjeçare e identifikuar me emrin Laura Miller është gjetur e vrarë në banesën e saj. I dyshuari kryesor për këtë ngjarje është Miguel Gonzales Rosalas i cili akuzohet për vrasje. Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur Southëood Oaks Lanë mëngjesin e së dielës, ku 35-vjeçarja është gjetur nga policia e masakruar brenda një kompleksi apartamentesh e vrarë. 

Policia tha se paraprakisht nuk mund ta identifikonte pasi trupi i saj ishte copëtuar. Sipas policisë, Miller dhe Gonzales-Rasalas njiheshin me njëri-tjetrin dhe se vrasja nuk ishte një incident i rastësishëm.

Fqinjët që jetonin në kompleksin e apartamenteve ku u gjet Miller deklaruan se të dy jetonin në të njëjtën ndërtesë, por kishin apartamente të ndryshme dhe shpesh dëgjoheshin duke u grindur. Ata gjithashtu thanë se dëgjuan ulërima që vinin nga banesa e Gonzales-Rasalas ku u gjet trupi i Miller natën që ajo u vra. Të dielën në mëngjes, fqinjët panë gjak që rridhte jashtë derës së banesës së burrit, shkruajnë mediat e huaja. 

Sipas prokurorit, kyçet e këmbëve të Millerit u gjetën të lidhura nga një kabllo, me tela të shumtë të mbështjellë rreth qafës së saj. Trupi i saj gjithashtu kishte të çara nga qafa deri te kërthiza. Ajo kishte djegie në të dy kofshët e brendshme dhe rreth trupit dhe dhomës së saj ishte dredhur kripë. 35-vjeçarja ishte e rrethuar nga tre kryqe të bëra nga një tavolinë e thyer në banesë. Sipas prokurorit, hetuesit gjetën inde njerëzore “të shpërndara” në të gjithë banesën dhe gjuha e Millerit u gjet në dhomën e ngrënies. Kjo është vrasja e 27-të në Charlotte që nga fillimi i vitit.

miguel gonzalez rasalas

Sondazh

Poll