Bota

Kurti flet për inteligjencën artificiale: Nuk jam optimist, njeriu nuk zëvendësohet

Por, Kurti tha se nuk është optimist në zëvendësimin e njeriut ashtu siç po pritet.

14 Prill 2023, 15:32 Nga I.A
Kurti flet për inteligjencën artificiale: Nuk jam optimist, njeriu nuk
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur mëngjesin e sotëm për inteligjencën artificiale.

“Inteligjenca artificiale thuhet që në të ardhmen do të zëvendësojë gjithçka, a ka mundësi në të ardhmen me pasë kryeministër artificial?”, ishte pyetja e moderatorit të Radio Kosova për Kurtin.

Por, Kurti tha se nuk është optimist në zëvendësimin e njeriut ashtu siç po pritet.

“Kushedi se çfarë sjell e ardhmja, por unë s’jam ndoshta shumë optimist për inteligjencën artificiale krahasuar me pritjet e njerëzve…Por në kuptimin e zëvendësimit të njeriut unë mendoj që ka njëfarë përmbysje sepse në njërën anë gjithmonë janë avancimet teknologjike si efektivitet i shkencave natyrore janë parë më shumë që ta mësojnë njeriun se si mendon njeriu, e jo ta zëvendësojnë njeriun”, ka thënë Kurti.

albin kurti

Sondazh

Poll