Bota

'Është kundër tij'/ Erdogan: Turqia do t'i japë mesazh Perëndimit më 14 maj

Duke theksuar se Perëndimi është kundër tij, ai shtoi se populli turk do të japë përgjigjen e nevojshme më 14 maj.

14 Prill 2023, 15:38 Nga a.l
'Është kundër tij'/ Erdogan: Turqia do t'i
Rexhep Taip Erdogan

TURQI- Presidenti Rexhep Taip Erdogan deklaron se Turqia do t'i japë një mesazh Perëndimit përmes zgjedhjeve të ardhshme presidenciale dhe parlamentare të vendit, të cilat jo vetëm Perëndimi, por edhe bota islame i ndjek nga afër. 

"Perëndimi ka plane në lidhje me Turqinë. Ju aktualisht po shikoni situatën e (presidentit francez Emmanuel) Macron. Çfarë është prapa skenave të udhëtimit të Macron në Kinë? Cila është situata në marrëdhëniet e saj (Francës) me Amerikën? Pse u largua Macron në Kinë?" tha Erdogan në një intervistë televizive.

Duke theksuar se Perëndimi është kundër tij, ai shtoi se populli turk do të japë përgjigjen e nevojshme më 14 maj, shkruajnë mediat e huaja. 

"Turqia do t'i japë një mesazh Perëndimit me këto zgjedhje...Ky vend nuk shikon se çfarë thotë Perëndimi, as kur lufton terrorizmin dhe as në përcaktimin e politikave të tij ekonomike," shtoi ai.

Erdogan tha se projektet në industrinë e mbrojtjes do të vazhdojnë. 

"Ne po bëjmë një hap tjetër. Tani jemi duke biseduar. Do të ndërtojmë një më të madh se ky," shtoi ai.

E ndërtuar në kantierin detar Sedef me bazë në Stamboll, anija mund të transportojë helikopterë, drone, automjete tokësore, avionë të lehtë dhe personel. Avionët turq Bayraktar TB3 UCAV dhe dronët Kizilelma dhe aeroplanët e lehtë sulmues Hurjet mund të ulen dhe të ngrihen nga anija. 

rexhep taip erdogan

Sondazh

Poll