Bota

MASHTRIMI- Shahisti mashkull u kap duke garuar si grua

Stanley Omondi kishte veshur një hixhab dhe u regjistrua për turneun e femrave me emrin Millicent Awuor.

14 Prill 2023, 15:41 Nga k.m.
MASHTRIMI- Shahisti mashkull u kap duke garuar si grua
Stanley Omondi

KENIA- Një burrë kenian është kapur i maskuar si grua duke garuar në sektorin e femrave të Kampionatit të Hapur të Shahut 2023 në Nairobi. Stanley Omondi kishte veshur një hixhab dhe u regjistrua për turneun e femrave me emrin Millicent Awuor.

Omondi, i cili thuhet se ka shmangur ndërveprimet me lojtarët e tjerë, ngriti dyshime pasi mposhti ish-kampionen keniane Gloria Jumba dhe lojtaren më të mirë të Ugandës, Ampaira Shakira. Ai pranoi se ishte burrë vetëm pasi u mor në pyetje nga arbitrat dhe përmendi vështirësitë financiare në universitet, shkak për "mashtrimin" e tij. 

Kampionati i hapur i shahut në Kenia, i mbajtur në Qendrën Sarit Expo në Nairobi në javën e dytë të prillit, bëri bashkë mbi 400 lojtarë nga 22 federata./RT

stanley omondi

Sondazh

Poll