Bota

Zgjedhjet në veri të Kosovës/ Konjufca: Nuk do të shtyhen më! Nëse serbët nuk marrin pjesë nuk do të ketë Asosacion

Sa i takon deklaratave të bëra ditën e djeshme nga ana e liderit serb, Aleksandër Vuçiç në takimin në Rashkë me përfaqësuesit serbë të Kosovës, se Asosacioni duhej të formohej para zgjedhjeve, Konjufca deklaron se pa pjesëmarrjen e partive politike serbe në zgjedhje Asosacioni nuk do të formohet. 

14 Prill 2023, 14:47 Nga a.l
Zgjedhjet në veri të Kosovës/ Konjufca: Nuk do të shtyhen
Glauk Konjufca

KOSOVË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca deklaron se nuk do të ketë shtyrje të zgjedhjeve të 23 prillit në 4 komunat në veri të Kosovës. Pas mbledhjes me Kryesinë e Kuvendit, Konjufca tha se zgjedhjet u shtynë njëherë në marrëveshje me ndërkombëtarët dhe tashmë nuk do të ketë njëherë të dytë. Sa i takon deklaratave të bëra ditën e djeshme nga ana e liderit serb, Aleksandër Vuçiç në takimin në Rashkë me përfaqësuesit serbë të Kosovës, se Asosacioni duhej të formohej para zgjedhjeve, Konjufca deklaron se pa pjesëmarrjen e partive politike serbe në zgjedhje Asosacioni nuk do të formohet. 

Mendoj që ka qenë shumë pozitiv qëndrimi i QUNT-it edhe i bashkësisë ndërkombëtare që pa pjesëmarrjen e Listës serbe, jo Listës serbe por thjesht pa pjesëmarrjen e partive politike serbe në zgjedhjet të cilat janë paralajmëruar të mbahen më 23 prill nuk ka formim të Asociacionit. Ky ka qenë qëndrim i QUINT-it. Pra, qëndrimi ka qenë që nuk ka Asociacion pa pjesëmarrjen e…mendoj që Kosova nuk ka nevojë fare të lëviz nëse nuk ka zhvillime në këtë drejtim. Pra, nuk mund të kushtëzohemi nga Vuçiqi, Beogradi, Serbisë që ata të vendosin që kur të ketë zgjedhje ose jo në Kosovë. Zgjedhjet janë caktuar, një kompromis i mëhershëm ka ndodh…Zgjedhjet janë shty njëherë dhe ato janë shtyrë me kërkesë të bashkësisë ndërkombëtarëve dhe kemi marrë garanci që nuk do të shtyhen më dhe kjo ka përfunduar si tregim. Serbia e mendon që kjo marrëveshje e ka vetëm një kapitull, e ka vetëm Asociacionin. E unë mendoj që Asociacioni është kapitulli i fundit i kësaj marrëveshje dhe kështu është në të vërtetë. Aty nuk ka as referencë eksplicite…”, ka thënë Konjufca.

Zgjedhjet në Veri të Kosovës

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, janë shpallur për 23 prill, pasi kryetarët e Listës Serbe kanë dhënë dorëheqje për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatimin e procesit të riregjistrimit të automjeteve nga targat serbe në targa të Kosovës. Zgjedhjet e paralajmëruara më parë, për 18 dhjetor të vitit të kaluar, u shtynë me kërkesë të bashkësisë ndërkombëtare. Afati për paraqitjen e kandidaturave ka skaduar më 22 mars. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka bërë të ditur se nuk ka aplikime të reja, por vetëm u janë konfirmuar kandidaturat atyre që kanë aplikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 18 dhjetorit. Kjo do të thotë se janë gjithsej 11 kandidatë nga katër subjekte politike, prej të cilëve vetëm dy janë të komunitetit serb.

glauk konjufca

Sondazh

Poll