Zgjedhjet në veri të Kosovës/ Konjufca: Nuk do të shtyhen më! Nëse serbët nuk marrin pjesë nuk do të ketë Asosacion
Glauk Konjufca KOSOVË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca deklaron se nuk do të ketë shtyrje të zgjedhjeve ...
KQZ-ja do të hapë edhe 13 qendra të tjera alternative të votimit (Kontejnerë). Këto qendra do të hapen pas rekomandimeve të institucioneve të sigurisë.
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar lidtën e qendrave të votimit për zgjedhjet e 23 prillit në 4 komunat në veri të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zubin Patok, Leposaviç dhe Zveçan.
Në mbledhjen e KQZ-së është vendosur që nga 44 qendra të votimit në veri, në të cilat janë zhvilluar zgjedhjet në të kaluarën, më 23 prill do të hapen vetëm 6 prej tyre. KQZ-ja do të hapë edhe 13 qendra të tjera alternative të votimit (Kontejnerë). Këto qendra do të hapen pas rekomandimeve të institucioneve të sigurisë.
KQZ-ja po ashtu miratoi rekomandimin për rritjen e numrit të votuesve për vendvotime për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviç dhe Zveçan, si dhe zgjedhjet e parakohshme për kuvendet e Komunave: Zveçan dhe Leposaviç. Ku sipas KQZ nga 750 votues numri i tyre rritet në 2 000. KQZ po ashtu ka miratuar sllogani dhe llogon për këto zgjedhje. Sllogani është “Për Komunën tënde voto”.
Zgjedhjet në Veri të Kosovës
Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, janë shpallur për 23 prill, pasi kryetarët e Listës Serbe kanë dhënë dorëheqje për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatimin e procesit të riregjistrimit të automjeteve nga targat serbe në targa të Kosovës. Zgjedhjet e paralajmëruara më parë, për 18 dhjetor të vitit të kaluar, u shtynë me kërkesë të bashkësisë ndërkombëtare. Afati për paraqitjen e kandidaturave ka skaduar më 22 mars. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka bërë të ditur se nuk ka aplikime të reja, por vetëm u janë konfirmuar kandidaturat atyre që kanë aplikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 18 dhjetorit. Kjo do të thotë se janë gjithsej 11 kandidatë nga katër subjekte politike, prej të cilëve vetëm dy janë të komunitetit serb.
Glauk Konjufca KOSOVË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca deklaron se nuk do të ketë shtyrje të zgjedhjeve ...
Protesta KOSOVË- Në Ditën për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë...
Valon Syla KOSOVË- Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur 1 muaj paraburgim për 3 të dyshuarit që sulmuan gazetarin Valon...
Valon Syla KOSOVË- Ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj 3 autorëve të arrestuar për sulmin ndaj gazetarit dhe analistit Valon ...
foto ilustruese RUSI- Ambasada finlandeze në Moskë ka marrë një letër që përmbante pluhur të panjohur. Me...
Shoji Morimoto JAPONI- Ky njeri ofron një shërbim shumë të pazakontë me qira për klientët e tij në Tokio. Ai pun&eu...
Patrick Ryder SHBA- Zëdhënësi i Pentagonit, Brig. Gjenerali Patrick Ryder tha se rrjedhja e informacioneve të klasifikuara n&...
Ferma e përfshirë nga flakët SHBA- Rreth 18 mijë lopë u vranë nga shpërthimi i madh në fermën e qumështit...
Vuçiç dhe Dodik SERBI- Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka takuar sot në Beograd presi...
Anatoly Antonov SHBA- Ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara tha se Uashingtoni ka kërcënuar se do të hakmerret pasi gazetari i Wall Str...