Bota

"Kombi malazez nuk zhduket", Mesazhi i Abazoviç për Kurtin para se të takoheshin sot

Në lidhje me këtë Abazoviç, tha se kombi malazez jo vetëm që nuk zhduket, por do të jetë edhe më i fuqishëm.

14 Prill 2023, 15:39 Nga I.A
"Kombi malazez nuk zhduket", Mesazhi i Abazoviç për Kurtin
Dritan Abazoviç

KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili në prag të zgjedhjeve në Mal të Zi, kishte thënë se nëse do të fitonte kundërshtari i Milo Gjukanoviç do të hapej rruga për zhdukjen e kombit malazes.

“Nëse fiton kundërkandidati i presidentit aktual, unë besoj që hapet rruga për zhdukjen e kombit malazes, konkretisht, fitorja në zgjedhje e çfarëdo kandidati pro-serb e pro-rus, në zgjedhjet e majit që do të jenë parlamentare pastaj dhe me regjistrimin e popullësisë që do të bëhet në Mal të Zi, do të shënojë fitoren e radhës të Kishës Ortodokse serbe në Mal të Zi dhe në këtë mënyrë, Mali i Zi do të mund të quhet si shtet Mali i Zi, por kombi malazez do të ngelet një pakicë e dominuar aty dhe nuk do të jetë i tillë çfarë e njohim”, ishte shprehur Kurti.

Në lidhje me këtë Abazoviç, tha se kombi malazez jo vetëm që nuk zhduket, por do të jetë edhe më i fuqishëm.

Unë kam respekt për kryeministrin e Kosovës dhe respektoj mendimin e çdokujt. Mendoj se Mali i Zi është shumë shtet më i organizuar dhe më i fuqishëm sesa mendoj që dikush mundet me zgjedhje të thjeshta me ndryshu dhe gjithashtu mendoj se kombi malazez jo se nuk do të zhduket, por do të jetë më i fuqishëm kur t’i ketë institucionet shumë më të mira dhe të relaksuara dhe të fshirë prej atyre njerëzve që kanë të bëjnë me korrupsion. Nuk kisha pasë qejf të hy më shumë në detaje, çdo kush e ka mendimin e vet, ndoshta kjo vizitë e imja e Kosovës dhe takimi që do të kem me kryeministrin është një mundësi e mirë t’i tregojë popullit të Kosovës që dyert e Malit të Zi janë shumë të hapura për të gjithë nga Kosova dhe asgjë nuk ka ndryshuar në mënyrë të keqe, por përkundrazi vet keni me qenë në gjendje ta shihni se si është atmosfera në Mal të Zi, kur të vini si çdo vit në mënyrë masive gjatë sezonit turistik”, u shpreh ai.

dritan abazoviç albin kurti milo gjukanoviç

Sondazh

Poll