Bota

Tronditëse/ Vranë në mënyrë brutale djalin e tyre 10-muajsh, dënohen prindërit e droguar

Foshnja 10-muajshe kishte humbur jetën, duke pësuar 71 mavijosje në trup dhe 57 fraktura. Legeni i tij ishte thyer në dy vende, nga 'goditje me shkelm', dhe ai kishte dy djegie në dorë një 'nga një sipërfaqe e nxehtë dhe e sheshtë', tjetra ndoshta 'nga flaka e çakmakut'.

14 Prill 2023, 14:42 Nga f.i
Tronditëse/ Vranë në mënyrë brutale djalin e tyre
Stephen Boden dhe Shannon Marsden

SHBA- Stephen Boden dhe Shannon Marsden, prindërit e foshnjës 10-muajshe që humbi jetën ditën e Krishlindjeve janë shpallur fajtorë nga gjykata e Derby Crown. Dailymail raporton se Stephen Boden, 30 vjeç dhe Shannon Marsden, 22 vjeç, u dënuan për rrahje brutale të Finley Bodenit, vetëm 10-muajsh në vitin 2020.

Ngjarja e rëndë ndodhi vetëm pak ditë pasi shërbimi social ia u rikthehu kujdestarinë, e cila u ishte hequr për shkak të shqetësimeve mbi gjendjen e shtëpisë së familjes dhe përdorimin e drogës nga prindërit e tij.

Foshnja 10-muajshe kishte humbur jetën, duke pësuar 71 mavijosje në trup dhe 57 fraktura. Legeni i tij ishte thyer në dy vende, nga 'goditje me shkelm', dhe ai kishte dy djegie në dorë një 'nga një sipërfaqe e nxehtë dhe e sheshtë', tjetra ndoshta 'nga flaka e çakmakut'. Por nuk mbaron me kaq, vetëm disa orë pas vdekjes së djalit të tij, Boden u dëgjua duke i thënë Marsdenit në spital se ai do të shiste karrigen e Finley-t në eBay.

Imazhet e publikuara nga policia të siguruara sot tregojnë kushtet e zymta që kaloi Finley në jetën e tij të shkurtër me prindërit e tij. Rrëmuja shihet në të gjithë shtëpinë, me tenxhere dhe tigane të palara të grumbulluara në kuzhinë, lodra dhe çanta të hedhura pa kujdes në vaskë dhe një komodinë të mbushur me bishta cigaresh të pista dhe kanaçe bosh me pije energjike.

stephen boden shannon marsden

Sondazh

Poll