Bota

Sulmi ndaj gazetarit Valon Syla/ Përfundon seanca dëgjimore ndaj autorëve, pritet vendimi

Lidhur me vendimin për caktimin e masës, pritet të vendos gjyqtari i procedurës paraprake.

14 Prill 2023, 14:36 Nga a.l
Sulmi ndaj gazetarit Valon Syla/ Përfundon seanca dëgjimore ndaj
Valon Syla

KOSOVË- Ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj 3 autorëve të arrestuar për sulmin ndaj gazetarit dhe analistit Valon Syla, disa ditë më parë. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tyre për veprën penale "Nxitja e përçarjes dhe urrejtjes". Lidhur me vendimin për caktimin e masës, pritet të vendos gjyqtari i procedurës paraprake.

Sulmi ndaj Valon Sylës 

Gazetari Valon Syla u sulmua nga disa persona në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Ai pësoi lëndime në kokë dhe pas trajtimit mjekësor, nga QKUK-ja tha se sulmuesit ishin “tre islamikë fanatikë”. Syla paraprakisht ishte në emisionin Pressing në T7, ku është analist. Temë diskutimi ishte debati që ka shkaktuar nisja e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale Hagë. Sulmin e dënoi edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, por edhe organizata më e madhe e gazetarëve në Europë.

valon syla

Sondazh

Poll