Sport

Napoli synon të fitojë dhe pa Osimhen, Spalletti: "Kjo është ndeshje për Champions League dhe ‘champions’ nuk qajnë"…

Milan dhe Napoli do të përballen në San Siro, të mërkurën, nga ora 21:00, në çerekfinalen e parë të Champions League

12 Prill 2023, 11:44 Nga DOSJA
Napoli synon të fitojë dhe pa Osimhen, Spalletti: "Kjo

ITALI - Përballja e fundit mes dy skuadrave ka ndodhur këtë muaj. Kuqezinjtë mundën 4-0 napoletanët në Serinë A dhe përfituan tre pikë të rëndësishme në luftën për një vend në “tavolinën e të pasurve” edhe sezonin e ardhshëm.

Luciano Spalletti, trajneri i Napolit që është me skuadrën nga vera e vitit 2021, foli për mungesën e Victor Osimhen, yllit 100 milionësh të skuadrës nga “Diego Armando Maradona” dhe pati një deklaratë të fortë para ndeshjes me rivalin në kampionati.

“Kjo është gara në Champions League dhe ‘champions’ nuk qajnë për njëri-tjetrin. Dhe ne kemi shumë kampionë dhe e di që ata do të bëjnë gjithçka për të qenë më të mirë se Milani, edhe pse do të jetë një lojë e vështirë.

Skuadra jonë fitoi disa ndeshje të rëndësishme pa Osimhen dhe kjo është arsyeja pse kushdo që hyn në fushë duhet t'i besojë trajnerit dhe shokëve të tij”,- ka thenë Luciano Spalletti, sipas Tuttomercatoweb.

Napoli, drejtuesit e Serie A përballen me probleme serioze në skuadër, përpara ndeshjes në San Siro, me Victor Osimhen dhe Giovanni Simeone të padisponueshëm për çerekfinalet e kompeticionit. 

I rikthyer nga një dëmtim muskulor në kofshë, ylli i Napolit nuk u rikuperua plotësisht për ndeshjen kundër Milanit. Kështu, Luciano Spalletti ka në dispozicion vetëm një futbollist me profil sulmues, Giacomo Raspadori.

“Victor nuk është në gjendjen optimale për të luajtur, shpresojmë ta rikuperojmë për ndeshjen në shtëpi”,- ka deklaruar më herët presidenti i Napolit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll