Sport

Arratisen futbollistët drejt Europës, shkrihet ekipi... Një ngjarje e paprecedentë!

Klubi Ghardimaou në Tunizi ka arritur ka ndërprerë veprimtarinë dhe është tërhequr nga gara

12 Prill 2023, 11:24 Nga DOSJA

Arratisen futbollistët drejt Europës, shkrihet ekipi... Një

TUNIZI - Klubi amator i futbollit Ghardimaou, i cili luan në divizionin e katërt tunizian, ka pezulluar aktivitetet e tij pas emigrimit të paligjshëm të 32 lojtarëve të tij në Evropë, tha presidenti i tij Jamil Meftahi për AFP të marten. "Ne kemi ndërprerë aktivitetin dhe kemi pezulluar ndeshjet 20 ditë më parë”, tha ai.

Zyrtari ia atribuoi këtë eksod “mungesës së burimeve financiare” të klubit dhe lojtarëve. “Nuk mund të blejmë pajisje, bluza dhe këpucë sportive” dhe lojtarët “nuk përfitojnë nga subvencionet financiare”. 

Sipas tij, shumica e lojtarëve, të moshës 17 deri në 22 vjeç, mbërritën në Evropë "ose me det, ose duke shkuar në Serbi (një vend për të cilin tunizianët nuk kishin nevojë për viza deri vonë) dhe më pas duke kaluar ilegalisht kufijtë në vende të tjera."

Arratisen futbollistët drejt Europës, shkrihet ekipi... Një

Pezullimi i aktiviteteve të klubit do të vazhdojë “derisa të gjejmë një zgjidhje me Federatën Tuniziane të Futbollit”,- shtoi Meftahi. Ghardimaou është një qytet kufitar me Algjerinë, i vendosur në veriperëndim të vendit, një zonë e margjinalizuar që varet shumë nga bujqësia.

Vitet e fundit, emigracioni i paligjshëm i sportistëve tunizianë është bërë gjithnjë e më i zakonshëm. Në mes të shkurtit, klubi me bazë në Rejiche, Avenir Sportif, njoftoi se portieri i tij rezervë, Khalil Zaouli, një 19-vjeçar, kishte emigruar në Itali ilegalisht për shkak të "vështirësive financiare të klubit".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll