Sport

‘Nervozizmi’ i Tuchel në humbjen 0-3 ndaj Manchester City, e dyta në ‘epokën’ e tij në katër ndeshje në pankinën e bavarezëve…

Para ardhjes së Tuchel, Bayern kishte një formë të përsosur këtë sezon në Champions League, duke fituar të 8 ndeshjet para ndeshjes kundër Cityt. Prej tyre, gjashtë ishin pa gol të pësuar.

12 Prill 2023, 07:26 Nga DOSJA

‘Nervozizmi’ i Tuchel në humbjen 0-3 ndaj Manchester City, e

ANGLI - Trajneri bavarez pati shumë momente pakënaqësie gjatë ndeshjes, dukshëm i mërzitur që lojtarët e tij nuk po ndiqnin planin taktik. Gjermani u kap me nervozizëm që në fillim të ndeshjes dhe më pas në golin e parë të marrë nga skuadra e tij, edhe pse gjuajtja e Rodrit ishte madhështore.

Tuchel ktheu shpinën në fushë dhe ngriti duart me nervozizëm. Ai ishte i shqetësuar nga lehtësia me të cilën mesfushorët Leon Goretzka dhe Joshua Kimmich e trajtuan episodin, gjë që duhej ta pengonte Rodri të kishte kohë për të gjuajtur nga ajo zonë.

Tuchel u shqetësua gjithashtu edhe kur pranoi golin e dytë, kur mbrojtësit e tij u mashtruan nga Haaland, i cili krosoi për Bernardo Silva në vend që të shkonte drejt në portë, siç prisnin të gjithë. Dhe Silva erdhi nga pas, pa u “ruajtur” nga askush, gjë që e mërziti sërish Tuchelin.

‘Nervozizmi’ i Tuchel në humbjen 0-3 ndaj Manchester City, e

Në një moment, trajneri gjerman thirri Coman pranë tij dhe e qortoi dukshëm, më pas ai pati një diskutim kontradiktor me Thomas Muller, i cili ishte në stol si një rezervë. Madje ka debatuar edhe me arbitrin rezervë.

‘Nervozizmi’ i Tuchel në humbjen 0-3 ndaj Manchester City, e

Para ardhjes së Tuchel, Bayern kishte një formë të përsosur këtë sezon në Champions League, duke fituar të 8 ndeshjet para ndeshjes kundër Cityt. Prej tyre, gjashtë ishin pa gol të pësuar.

Më 4 prill, me Tuchel si trajner, Bayern u eliminua nga Freiburg në çerekfinalet e Kupës së Gjermanisë. Kjo ishte humbja e parë në ‘epokën’ e tij në krye të pankinës bavareze.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll