Sport

VIDEO / Cikalleshi shënon golin e shtatë në Arabinë Saudite, por klubi rrezikon kategorinë!

Al Khaleej vazhdon të jetë në një situatë të vështirë në renditje, pasi mban vendin e parafundit me vetëm 17 pikë.

12 Prill 2023, 11:37 Nga DOSJA
VIDEO / Cikalleshi shënon golin e shtatë në Arabinë Saudite,

ARABI SAUDITE - Sokol Cikalleshi gjeti golin e tij të shtatë në Ligën Saudite, por ky finalizim i sulmuesit të Kombëtares Shqiptare nuk i mjaftoi skuadrës së tij Al Khaleej për të shmangur humbjen përballë Al-Shabab, ekip që renditet në vendin e tretë, me vetëm tri pikë më pak se Al Nassr, ku luan Cristiano Ronaldo.

Ishte minuta e 32-të e takimit, kur rezultati ishte 1-2, Cikalleshi, pasi mori një top nga Poko, u fut në zonë, shmangu disa kundërshtare me zig-zaget e tij të zakonshme dhe goditi nga një kënd i vështirë, duke mposhtur edhe portierin.


Gjithsesi ky gol i Cikkaleshit nuk i vlejti për asgjë Al Khaleej, pasi Al Shabab në pjesën e dytë shënoi një tjetër gol për rezultatin përfundimtar 2-3.

Al Khaleej vazhdon të jetë në një situatë të vështirë në renditje, pasi mban vendin e parafundit me vetëm 17 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll