Sport

"Dhe me këtë, ju përshëndes!"... Pse e tha këtë Ancelotti në fund të konferencës?

Carlo Ancelotti (63 vjeç), trajneri i Real Madridit ka mbajtur konferencën për shtyp para ndeshjes me Chelsean në Champions League, duke shfaqur ambiciet e tij në fund të saj.

12 Prill 2023, 11:05 Nga DOSJA
"Dhe me këtë, ju përshëndes!"... Pse e tha

SPANJE - Pasi iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve të pranishëm në sallë, zyrtari i shtypit i Real Madridit donte të përfundonte konferencën, por u ndalua nga tekniku.

Carlo Ancelotti ka dashur të japë një përgjigje përfundimtare dhe ka theksuar paraqitjet e suksesshme të Real Madridit në dy sezonet e fundit. 

“Nëse arrijmë të fitojmë Kupën e Mbretit të Spanjës, kjo do të thotë se Reali në dy vjet ka fituar gjithçka që mund të fitohej. Ka skuadra që nuk e bëjnë këtë gjatë gjithë ekzistencës së tyre”,- tha Ancelotti, sipas Corriere dello Sport. Pas kësaj deklarate trajneri italiani përfundoi edhe konferencën për shtyp duke shtuar: “Dhe me kaq ju përshëndes!”.

Sonte, në orën 21:00, në stadiumin “Bernabeu”, Real Madrid do të përballet me Chelsea, në kuadër të ndeshjes së parë çerekfinale të Champions League. Është një ripërsëritje e çerekfinales së luajtur pikërisht një vit më parë, më 12 prill 2022, kur Chelsea fitoi 3-2 në “Santiago Bernabeu”, por u eliminua pas 1-3 në ndeshjen e raundit në Londër.

Real Madridi është mbajtësi i trofeut të Champions League, por në kampionatin spanjoll është tejkaluar qartë këtë sezon nga rivali i madh FC Barcelona. Nëse këtë sezon Reali do të arrijë të fitojë Kupën e Spanjës, atëherë madrilenët mund të mburren me faktin se kanë fituar të gjitha trofetë në lojë në dy vitet e fundit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll