Sport

‘Përbindëshi’ Haaland, tani ka 45 gola këtë sezon! Ai është rekordmeni i Premier League

Sulmuesi i Manchester City, Erling Haaland me shifrën mbresëlënëse të 45 golave këtë sezon në të gjitha garat vendosi një rekord në Premier League.

12 Prill 2023, 07:34 Nga DOSJA

‘Përbindëshi’ Haaland, tani ka 45 gola këtë

ANGLI - Nuk dukej si nata e tij më e mirë, por në fund Erling Haaland arriti të lërë gjurmë edhe në ndeshjen e pare çerekfinale të Champions League kundër Bayern Munich. 

Duke shënuar golin e fundit që fiksoi rezultatin 3-0 në minutën e 76-të, sulmuesi i Manchester City arriti shifrën mbresëlënëse të 45 golave ​​këtë sezon në të gjitha garat. Kjo shifër kurrë më parë nuk ishte arritur nga një lojtar të Premier League.

Futbollisti norvegjez ka shënuar 30 gola për Manchester Cityn në 27 ndeshjet e luajtura këtë sezon në Premier League. Përveç këtyre, ai shënoi tre gola në Kupën FA dhe një në Kupën e Ligës FA. Në Champions League, ai ka shënuar 11 gola këtë sezon.

‘Përbindëshi’ Haaland, tani ka 45 gola këtë

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll