Sport

VIDEO/Nuk kishte se si të mungonin shqiptarët në Champions League, në sfidën Man.City-Bayern shpaloset flamuri kuqezi…

Është bërë traditë tashmë, që në ndeshje të ndryshme, emigrantët shqiptarë të shpërndarë në mbarë kontinentin, të shpalosin flamurin tonë kuqezi, duke e bërë të pranishme edhe Shqipërinë edhe në nivelet e larta të Champions League.

11 Prill 2023, 23:31 Nga DOSJA

VIDEO/Nuk kishte se si të mungonin shqiptarët në Champions

ANGLI - Edhe pse skuadrat shqiptare asnjëherë nuk kanë arritur në fazën e grupeve të Champions League, flamuri kuqezi ka qenë thuajse i pranishëm gjithmonë në këtë event elitar të futbollit europian.

Është bërë traditë tashmë, që në ndeshje të ndryshme, emigrantët shqiptarë të shpërndarë në mbarë kontinentin, të shpalosin flamurin tonë kuqezi, duke e bërë të pranishme edhe Shqipërinë edhe në nivelet e larta të Champions League.

Kështu ka ndodhur edhe sot në finalen e parakohshme të turneut, çerekfinalen e parë mes Mançester Cityt dhe Bayern Munich në Angli.

Në pjesën e parë të sfidës mes dy skuadrave, në tribunën ballore një tifoz shqiptar nuk ka ngurruar që për disa çaste të shpalosë flamurin kuqezi, duke e treguar atë me krenari. Dhe në Angli nuk janë të paktë bashkatdhetarët që jetojnë dhe punojnë në ishullin britanik.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll