Sport

Guardiola: “Jam shkatërruar, kam humbur 10 vite të jetës sime”. Ja si e ka përjetuar ndeshjen ndaj Bayern trajneri i Cityt… (foto)

Manchester City mundi 3-0 Bayernin në ndeshjen e parë të çerekfinales së Champions League, ndeshje e përjetuar nga Pep Guardiola (52 vjeç) me intensitet maksimal.

12 Prill 2023, 10:34 Nga DOSJA

Guardiola: “Jam shkatërruar, kam humbur 10 vite të jetës

ANGLI - Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, Pep Guardiola tha se është “i shkatërruar emocionalisht” dhe se ka humbur “10 vite të jetës së tij” për shkak të mënyrës se si e ka jetuar lojën ndaj bavarezëve.

Pamjet në fotogalerinë e mëposhtme i thonë të gjitha. Pep Guardiola jepte vazhdimisht instruksione nga ana anësore dhe në një moment i pushtuar nga emocionet e ka ndjekur ndeshjen me një gju në terren.

“Emocionalisht jam i shkatërruar. Sot humba 10 vite nga jeta ime. Tani më duhet të qetësohem, të shijoj një ditë pushimi dhe të përgatitem për ndeshjen ndaj Leicester. Për të eliminuar një ekip si Bayern, duhet të luash dy ndeshje shumë të mira, jo vetëm një. 

Ishte një ndeshje e Champions League mes dy skuadrave më të mira. Ishte një ndeshje jashtëzakonisht e ngushtë në 65 minutat e para. Në disa raste ata ishin më të mirë se ne. Ne nuk mund ta kontrollonim zonën e rreptësisë, veçanërisht nga Musiala dhe Gnabry.

Në pesë deri në dhjetë minutat e para të pjesës së dytë, ata ishin më të mirë, por pasi bëmë disa ndryshime, ne kishim kontrollin e lojës. Shënuam tre gola fantastikë dhe krijuam shumë raste. Është një rezultat i jashtëzakonshëm, por e di se çfarë do të thotë të luash në Mynih dhe ne do të duhet të krijojmë diçka të re për të mos vuajtur shumë”,- tha Pep Guardiola pas ndeshjes.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll