Sport

Cristiano Ronaldo mbetet pa trajner! Ja pse u shkarkua tekniku francez Rudi Garcia…

Për momentin, njoftimi zyrtar për ndarjen mes Al-Nassr dhe Rudi Garcia vonon të shfaqet, por shtypi në Spanjë shkruan se gjërat janë mjaft të qarta.

12 Prill 2023, 10:49 Nga DOSJA
Cristiano Ronaldo mbetet pa trajner! Ja pse u shkarkua tekniku francez Rudi

ARABIA SAUDITE - Trajneri francez stërviste skuadrën saudite të Al-Nassr që nga vera e vitit 2022. Ai zhvilloi 26 ndeshje në pankinën e formacionit arab, ku luan edhe  Cristiano Ronaldo (38 vjeç).

Sipas Marca, trajneri ka debatuar me lojtarët e tij dhe së fundmi marrëdhënia me dhomat e zhveshjes ka qenë gjithnjë e më e ftohtë. Kjo ka qenë një nga arsyet që ka çuar në ndarjen mes dy palëve.

Për momentin, njoftimi zyrtar për ndarjen mes Al-Nassr dhe Rudi Garcia vonon të shfaqet, por shtypi në Spanjë shkruan se gjërat janë mjaft të qarta.

Asnjë emër i zëvendësuesve të mundshëm të Rudi Garcia në Al-Nassr nuk është shfaqur në hapësirën publike. Trajneri francez e lë skuadrën e tij në vendin e dytë në Arabinë Saudite me 53 pikë, tre pikë larg liderit Al-Ittihad, kur kanë mbetur edhe shtatë ndeshje të sezonit për t’u luajtur.

Në karrierën e tij, Rudi Garcia ka stërvitur ekipe si Dijon, Lille, Le Mans, Saint-Etienne, AS Roma, Marseille dhe Olympique Lyon. 

“Mandati” më i gjatë i tij ishte në pankinën e Lille, ku qëndroi për pesë vite dhe zhvilloi 256 ndeshje. Aty fitoi edhe trofetë e vetëm të karrierës, titullin dhe Kupën e Francës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll