Sport

VIDOE/ Barrella dhe Lukaku, ‘heronjtë’ e fitores së Interit, që shtangu Benficën në ‘Da Luz”!

Zikaltrit po përballen një tjetër ekip luzitan, që duhet thënë se janë gjithmonë fatsjellës për milanezët. Ata fituan 2-0 në Lisbonë

11 Prill 2023, 22:36 Nga DOSJA

VIDOE/ Barrella dhe Lukaku, ‘heronjtë’ e fitores së

PORTUGALI - Interi po përballet me Benfikën në “Da Luz”, në çerekfinalen e parë të tyre në Champions League pas 12 vitesh.

Pas eliminimit të Portos në fazën e 1/8-ave (në 2010-2011-ën eliminuan Bajern Munichun, zikaltrit po përballen një tjetër ekip luzitan, që duhet thënë se janë gjithmonë fatsjellës për milanezët. 

Në minutën e 51-të Nikolo Barela kalon në avantazh italianët. Asist fantastik i Bastonit nga e majta, për mesfushorin italian, që godet saktë me kokë duke përshëndetur rrjetën. 1-0 për Interin

Drejt përfundimit të takimit përpjekjet e Interit shpërblehen me golin e dytë. Këtë herë zikaltërit gjetën golin me Lukakun, në minutën e 82-të, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë, ndërsa penalltia u dha nga sistemi VAR, pas prekjes me dorë të Joao Mario.

Minutat në vazhdim nuk sollën asnjë ndryshim të shifrave 2-0 në favor të italianëve, të cilët me këtë sukses janë shumë më pranë gjysmëfinales së Champions League, duke ditur që ndeshja e kthimit luhet në "San Siro".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll