Bota

Takimi Putin-Lukashenko/ Kremlini: Nuk diskutuan për vendosjen e armëve bërthamore në Bjellorusi

Putin, muajin e kaluar njoftoi se Rusia do të vendoste armë bërthamore në territorin e fqinjit të saj.

6 Prill 2023, 16:54 Nga a.l
 
Takimi Putin-Lukashenko/ Kremlini: Nuk diskutuan për vendosjen e
Aleksandër Lukashenko dhe Vladimir Putin

RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin nuk diskutoi me homologun bjellorus, Aleksandër Lukashenko, mundësinë e vendosjes së armëve bërthamore në Bjellorusi. Kështu u shpreh zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov këtë të enjte, shkruan Reuters.

Putin, muajin e kaluar njoftoi se Rusia do të vendoste armë bërthamore në territorin e fqinjit të saj. Moska thotë se kjo lëvizje është e detyrueshme për shkak të zgjerimit të aleancës ushtarake të NATO-s drejt kufijve të Rusisë.

vladimir putin aleksandër lukashenko

Sondazh

Poll