Bota

ME VIDEO/ Ishte duke fjetur brenda një makine të vjedhur, policia shkon për të arrestuar 17-vjeçarin, e qëllon 5 herë në kokë

Ngjarja ka ndodhur në 'Uashington DC', ku 17-vjeçari ishte duke fjetur në një makinë të vjedhur të parkuar në këtë zonë, në momentin kur polici i vjen me armë në dorë për ta arrestuar.

6 Prill 2023, 16:13 Nga a.l
ME VIDEO/ Ishte duke fjetur brenda një makine të vjedhur, policia
Vritet adoleshenti në SHBA

SHBA- Një ngjarje e rëndëështë shënuar në SHBA. Një adoleshent i identifikuar si Dalaneo Martin 17 vjeç është qëlluar për vdekje nga disa policë. Ngjarja ka ndodhur në 'Uashington DC', ku 17-vjeçari ishte duke fjetur në një makinë të vjedhur të parkuar në këtë zonë, në momentin kur polici i vjen me armë në dorë për ta arrestuar, shkruan BBC. 

Ai është trembur dhe ka tentuar të largohet me shpejtësi me makinën, brenda së cilës në sediljen e pastme ishte edhe polici. Ky i fundit i ka kërkuar të ndalojë dhe më pas e ka qëlluar me armë 5 herë në kokë.

Departamenti amerikan i drejtësisë ka nisur hetim për rastin, ndërsa familjarët e të riut kërkojnë drejtësi dhe i bëjnë apel autoriteteve të marrin masa ndëshkuese ndaj policit, shkarkim dhe procedim penal ndaj tij.

sulm ne shba dalaneo martin

Sondazh

Poll