Bota

'Ti s'ke lidhje me drejtësinë'/ Përplasje e ashpër Haxhiu – Tahiri: Nuk mbahesh mend për asgjë

Ajo po ashtu ka thënë se nuk di të kërcënojë gjyqtarë e prokurorë, duke aluduar te pushtetet e kaluara.

6 Prill 2023, 15:17 Nga a.l
'Ti s'ke lidhje me drejtësinë'/ Përplasje e
Albulena Haxhiu dhe Abelard Tahiri

KOSOVË- Një përplasje e ashpër ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës në mes ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut dhe deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri. Tahiri i tha Haxhiut se ajo nuk di asgjë për drejtësinë, duke përmendur shpalljen e ligjit për këshillin prokurorial, antikushtetues. 

Albulenë me fol për drejtësi me ty është problem se sdin.  E ke dëshmu shumë herë se sdin, me ty mudemi me fol për vajin tepsih, me fol për grun e frizerit, me fol lookun tënd, me fol për punësime, me fol për higjienën Ministrinë e Drejtësisë që shpesh e poston në Facebook, por për drejtësi jo. Ku ke pa në vend në botë që një gjyqtar me u shkarku për shkelje disiplinore. Ky cenim shkelje e pavarësisë së gjyqësorit. Me ta shpall antikushtetues ligjin për këshillin prokurorial, ligjin për konfiskim të pasurisë, me t’i shpallë antikushtetuese amendamentet për vetting”, i tha ai Haxhiut. 

Haxhiu i është përgjigjur duke thënë se nuk mund të harxhojë kohë duke u marrë me deklaratat e tij. 

Me Abelard Tahirin nuk merrem për gjuhën seksiste sepse nuk pres më shumë nga ai. Ti nuk mbahesh mend për asgjë. Mbahesh mend se qysh ti si ministër i drejtësisë e ke mbyllë institutin për krime të luftës, e ke konfromentu komplet procesin e provimit të noterisë, për atë revolën e plumave që nuk dëgjohet. Kështu që ti me mua nuk mundesh me u shty kurrë për sa i përket reformave”, ka thënë Haxhiu.

Ajo po ashtu ka thënë se nuk di të kërcënojë gjyqtarë e prokurorë, duke aluduar te pushtetet e kaluara. Në këtë debat ndërhyri edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, duke i thënë Tahirit se është seksiste të merret me pamjen e grave.

mblidhet kuvendi i kosoves

Sondazh

Poll