Bota

Lufta në Ukrainë dhe marrëveshja e grurit në Detin e zi, Lavrov nis vizitën dy-ditore në Turqi

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu dhe Lavrov do të diskutojnë për çështje dypalëshe dhe rajonale, tha Ministria e Jashtme turke.

6 Prill 2023, 15:50 Nga a.l
Lufta në Ukrainë dhe marrëveshja e grurit në Detin e zi,
Sergei Lavrov

RUSI- Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov nis sot vizitën dyditore në Turqi. Mediat e huaja raportojnë se,  Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu dhe Lavrov do të diskutojnë për çështje dypalëshe dhe rajonale, tha Ministria e Jashtme turke.

Ministrat pritet të mbajnë gjithashtu një konferencë të përbashkët shtypi të premten në kryeqytetin Ankara. Pritet të diskutohen çështje të tilla si lufta e vazhdueshme Rusi-Ukrainë, marrëveshja e grurit në Detin e Zi dhe bashkëpunimi në energji.

Turqia, e vlerësuar ndërkombëtarisht për rolin e saj ndërmjetësues midis Ukrainës dhe Rusisë, i ka kërkuar vazhdimisht Kievit dhe Moskës që t'i japin fund luftës njëvjeçare përmes negociatave.

sergei lavrov

Sondazh

Poll