Bota

Sërish tensione/ Forcat Izraelite bastisin sërish Xhaminë Al-Aksa, përplasen me besimtarët

Një turmë prej 200 vetësh u mblodhën jashtë xhamisë sepse nuk ishin në dijeni të një ndryshimi në politikë.

6 Prill 2023, 15:54 Nga a.l
Sërish tensione/ Forcat Izraelite bastisin sërish Xhaminë
Policia Izraelite

IZRAEL- Forcat izraelite kanë bastisur sërish Xhaminë Al-Aksa, duke sulmuar besimtarët. Dëshmitarët kanë treguar për mediat e huaja, se policia izraelite ka ndaluar hyrjen e burrave palestinezë nën moshën 40 vjeç në xhaminë Al-Aksa. 

“Një burrë udhëtoi me makinë dy orë nga Izraeli verior për të arritur në kohë për namazin e sabahut, por ai nuk u lejua të hynte në xhami”, raportoi Natasha Ghoneim nga Al Jazeera nga Jeruzalemi Lindor i pushtuar.

Një turmë prej 200 vetësh u mblodhën jashtë xhamisë sepse nuk ishin në dijeni të një ndryshimi në politikë.

"Ne kemi kontaktuar me policinë izraelite për të konfirmuar nëse ky përbën një kufizim të ri, por ende nuk kemi marrë një përgjigje," tha Ghoneim.

Kjo është hera e dytë që forcat izraelitë kanë nxjerrë me dhunë besimtarët nga kompleksi i kësaj xhamie. Në media qarkullojnë pamje të rënda nga momenti kur ata dhunojnë me shkop besimtarët, duke i shtyrë e duke i nxjerrë me forcë nga xhamia. Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në mesin e muajit të Ramazanit. 

sulm ne al-aksa

Sondazh

Poll