Bota

'Epsh për të marrë vëmendje'/ Shoshi dhe Bislimi përplasen në Kuvend: Ofendimet janë argumentet tuaja më të forta

Deputetja Shoshi pas kësaj kërkoi dorëheqjen e Bislimit, pasi siç tha ajo nuk ka më kredibilitet që të jetë kryenegociator.

6 Prill 2023, 15:31 Nga a.l

'Epsh për të marrë vëmendje'/ Shoshi dhe Bislimi

KOSOVË- Ka vijuar me debate Kuvendi i Kosovës! Një përplasje verbale ishte ndërmjet deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu Shoshi dhe zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Musliu-Shoshi në seancën e Kuvendit të Kosovës duke iu drejtuar zëvendëskryeministrit Bislimi tha se injoranca, ofendimet e gënjeshtrat janë argumentet më të fuqishme të tij.

Deputetja Musliu tregoi një video incizim ku Bislimi dëgjohet duke thënë “në atë moment që Qeveria e Kosovës e ndryshon qëndrimin për asociacionin edhe do krijohet asociacion qoftë edh me kompetenca jo-ekzekutive, Besnik Bislimi nuk është më në dialog…”

Pas këtij video-incizimi, reagoi zëvendëskryeministri i cili është edhe kryenegociator në dialogun me Serbinë.

… e nderuara deputetet faleminderit për kujdesin maksimal që t’i përcillni çdo detaj të intervistave të mia në vazhdimësi… po ashtu është i pakuptimtë epshi juaj për të marr vëmendje publike, por është e perëndishme”, tha ai.

Më tej zëvendëskryeministri i propozoi Shoshit që të ndiqte të gjithë intervistën e jo vetëm një fjali. 

Në të njëjtën intervistë thuhet si vijon…’për çështjen e minoriteteve do të diskutojmë atëherë kur sovraniteti, integriteti territorial i Kosovës dhe funksionaliteti i Kosovës nuk është në pikëpyetje”, iu kundërpërgjigj Bislimi.

Pas deklaratës së Bislimit, Shoshi reagoi sërish duke thënë se ofendimet janë argumenti i tij më i fortë. 

Thash që ofendimet i ke argumentet më të forta por me mua nuk të shkojnë….”.

Ajo tregoi një tjetër video-incizim, por që kësaj radhe ishte i Kurtit.

Përgjigjen ta jep luani yt, ose kryeministrit yt”, tha jo, gjersa në sfond dëgjohej fjalia e Kurtit në video-incizim “Ka asociacion…neni 10 thotë se të dyja palët e konfirmojnë obligimin e të për të zbatuar marrëveshjet e kaluara…

Deputetja Shoshi pas kësaj kërkoi dorëheqjen e Bislimit, pasi siç tha ajo nuk ka më kredibilitet që të jetë kryenegociator.

mblidhet kuvendi i kosoves

Sondazh

Poll