Bota

Për herë të parë që nga fillimi i luftës/ Xi Jinping shpreh dëshirën për të biseduar me Zelenskyy-n për luftën

Presidenti i Kinës nuk ka folur me Zelenskyy që nga shpërthimi i luftës, por fluturoi në Moskë për t'u takuar me Vladimir Putin muajin e kaluar.

6 Prill 2023, 16:04 Nga a.l
Për herë të parë që nga fillimi i luftës/ Xi
Volodymyr Zelenskyy dhe Xi Jinping

KINË- Presidenti i Kinës, Xi Jinping është shprehur i gatshëm të telefonojë me homologun e tij ukrainas,  Volodymyr Zelenskyy, për herë të pas nga fillimi i luftës me Rusinë.  Presidenti i Kinës nuk ka folur me Zelenskyy që nga shpërthimi i luftës, por fluturoi në Moskë për t'u takuar me Vladimir Putin muajin e kaluar, shkruajnë mediat e huaja. 

Media shtetërore ka cituar zotin Xi të ketë thënë se politika e Kinës për Ukrainën mund të përmblidhet në një fjali: "Promovoni paqen dhe dialogun".

Më herët, Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian, e cila është gjithashtu në Pekin, tha se ajo e kishte inkurajuar zotin Xi që të kontaktonte presidentin ukrainas. Të njëjtën qëndrim ka mbajtur edhe presidenti i francëz Emmanuel Macron. 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll