Bota

Lista Serbe nesër në Beograd, takim me Vuçiç në pallatin presidencial

Takimi do të fillojë në orën 13:00 në pallatin presidencial dhe pas takimit, siç është paralajmëruar, do të mbahet një deklaratë për mediat.

6 Prill 2023, 15:55 Nga I.A
Lista Serbe nesër në Beograd, takim me Vuçiç në
Lista Serbe

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të takohet me përfaqësuesit e Listës Serbe nesër në Beograd. Takimi do të fillojë në orën 13:00 në pallatin presidencial dhe pas takimit, siç është paralajmëruar, do të mbahet një deklaratë për mediat.

Ky takim vjen pas disa incidenteve në veri ku janë djegur disa vetura me targa RKS dhe në prag të mbajtjes së zgjedhjeve lokale në katër komunat veriore. Sot gjithashtu deputetët e Listes Serbe janë rikthyer në Kuvend, edhe pse vetëm sa për të mos humbur mandatin.

aleksandër vuçiç dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll