Bota

Zëvendëskryeministri italian flet për gjendjen e Berlusconit: Mos hapni panik, luani do rikthehet në fushë

Ditën e sotme, Tajani u shpreh se i pari i Forza Italia, kishte kaluar një natë të qetë. 

6 Prill 2023, 16:45 Nga I.A
Zëvendëskryeministri italian flet për gjendjen e Berlusconit: Mos
Antonio Tajani

ITALI- Zëvendëskryeministri italian Antonio Tajani ka folur për gjendjen shëndetësore të Silvio Berlusconit. Ditën e sotme, Tajani u shpreh se i pari i Forza Italia, kishte kaluar një natë të qetë. 

“Kam folur sot në mëngjes me profesor Zangrillo dhe ai më tha se Berlusconi kaloi një natë të qetë, gjendja e tij është e qëndrueshme”, tha ai.

Tajani, një aleat prej kohësh i Berlusconit brenda Forza Italia, vuri në dukje se Berlusconi i kishte mbijetuar një sërë problemesh shëndetësore.

"Ne të gjithë duam të jemi optimistë dhe shpresojmë që luani të kthehet së shpejti për të marrë drejtimin e partisë. Ai është lideri ynë politik dhe sigurisht që nuk dorëzohet kurrë. Unë jam i bindur që Luani do të rikthehet në fushë”, u shpreh Tajani.

Lajmi për shtrimin me urgjenvë të Berlucsonit bëri xhiron e botës dhe u transmetua nga mediat kryesore ndërkombëtare. “Ai është shtruar në terapi intensive me probleme të frymëmarrjes”, shkruan Fox news. Tituj të ngjashëm mund të gjenden edhe në faqet online të gazetave të tjera të huaja, nga Washington Post në Guardian, nga Spiegel në France24, nga El Pais në Faz, nga Le Figarò te TV irlandez Rte dhe faqja australiane News.Com.au./Dosja.al

antonio tajani silvio berlusconi

Sondazh

Poll