Aktualitet

Shpërthim me eksploziv pranë Gjykatës së Tiranës, kush ishte shënjestra (Emri)

28 Shkurt 2019, 20:31 Nga DOSJA
Shpërthim me eksploziv pranë Gjykatës së Tiranës, kush

TIRANË– Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në zonën e Vasil Shantos, pranë Gjykatës së Tiranës.

Shpërthimi me telekomadë ka ndodhur në katin e dytë të një pallati, para banesës së Vasillaq Stavrit.

 Pallati i ndërtuar në vitet ’95-’96 njihet si i gjyqtarëve dhe prokurorëve, pasi kanë banuar dhe banojnë funksionarë të drejtësisë. Mësohet se Stavri nuk është pjesë e organeve të drejtësisë.

Fillimisht dyshohet se autorët e aktit kanë qënë persona, të cilët janë larguar pa u vënë re në errësirë.  Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale.

Ende nuk dihet arsyeja e këtij akti, ndërsa policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të saj dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:10, në rrugën “Mihal Popi”, në katin e dytë të një pallati, ka shpërthyer dyshohet nga lëndë e dyshuar plasëse, dera e jashtme e banesës së nje shtetasi. Janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e tiranes shperthim me eksploziv vasillaq stavri gjykata e tiranes shperthim me eksploziv vasillaq stavri

Sondazh

Poll