Aktualitet

U dëbua përjetë nga Italia, shqiptari kapet nga policia pasi rikthehet (Emri)

28 Shkurt 2019, 16:57 Nga DOSJA
U dëbua përjetë nga Italia, shqiptari kapet nga policia pasi

ITALI– Një 44 vjeçar shqiptar u arrestua në flagrancë nga karabinierët italianë, pasi ndaj tij ishin lëshuar disa urdhra dëbimi. 

Shqiptari i identifikuar si Andon Bejo u arrestua pas një kontrolli nga policia në një rrugë në Calati nën shoqërinë e një të dënuari tjetër.  

Pasi u morr në pyetje nga policia italiane, u zbulua se Bejo ishte dëbuar në vitin 2012 nga Italia me vendim të Gjykatës së Ankonës dhe i ishte ndaluar hyrja përjetë në Itali.

Ende nuk dihet përse shqiptari është dënuar nga shteti italian por ai është dërguar në qelitë e paraburgimit në pritje të kthimit të tij në Greqi, ku edhe rezulton se është rezident.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet andon bejo debim perjete itali andon bejo debim perjete itali

Sondazh

Poll