Aktualitet

Akuzat ndaj Tahirit, Artan Hoxha: Prokuroria po i bën nder, hetimet e sakta mund të na çonin tek Rama

28 Shkurt 2019, 18:10 Nga DOSJA
Akuzat ndaj Tahirit, Artan Hoxha: Prokuroria po i bën nder, hetimet e sakta

TIRANË– Gazetari  investigativ Artan Hoxha i ftuar në studion e ABC Neës tha se Prokuroria do ta kishte të vështirë që të provonte tre akuzat e ngritura ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit. (Lexo këtu)

Sipas Hoxhës, në mesin e akuzave Prokuroria duhet të kishte vendosur edhe një akuzë më të lehtë pasi tre të para ishin të vështira për të t’u provuar.

“Janë akuza të rënda që nëse prokuroria do t’i provojë do ta quaja të njëjtit nivel atë do ta quaja dosja e shekullit si e çështjes Hajdari. Unë nëse do isha prokuror do shtoja dhe një akuzë të lehtë, kurse prokuroria nuk e ka ndjekur fare këtë taktikë. Tahiri akuzohet njëlloj si Habiljat, trafik droge, grup i strukturuar kriminal. Nuk ka një akzuë që do mjaftonte për të njollosur rastin Tahiri. I ka hedhur zaret o të gjitha o asgjë. Me këto prova e vështirë të provohen këto akuza. Provat e drejtpërdrejta që të çojnë te Tahiri, prokuroria nuk i ka”.

Më tej, gazetari tha se Prokuroria shqiptare ndryshe nga ajo italiane, e ka nisur mbrapsht hetimin duke e “ndihmuar” kështu në një farë mënyre ish-ministrin pasi hetimi është me mangësi. 

 “Nderi më i madh që iu bë Tahirit është hetimi në sajë të akuzave politike nuk çon në hetim të vërtetë të asaj që ndodh në Shqipëri, do jetë një hetim i mangët që  do i kthehet në  favor Tahirit që në një hetim të vërtetë do ishte vënë me shpatulla pas murit. Kjo pasi i njëjti përson nuk mund të hetohet për herë të dytë për të njëjtën  çështje. Hetimet duhet të nisnin nga poshtë –lart. Duke nisur nga poshtë nuk do ndalej te Tahiri po do shkonte më lart te Kryeministri. Dhe sot ndodhemi para faktit që Prokuroria ka paraqitur akuzë zyrtare, Tahiri nga sot është i pandehur, provat janë letërporosi të ardhura nga vendet fqinje. Tahiri nuk i është shmagur hetimit, shumica e provave kanë ardhur nga jashtë për mua duhet të ishte e kundërta provat duhet të ishin në Shqipëri,”-e mbylli gazetari.

Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila prej më shumë se dy vitesh e akuzuon ish-ministrin për: “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, ‘Grup i strukturuar kriminal’ dhe ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kirminal’ parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4/ dhe 333/a/2 të Kodit Penal”. 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet akuzat per tahirin artan hoxha gjykata e krimeve te renda prokuroria e krimeve te renda saimir tahiri akuzat per tahirin artan hoxha gjykata e krimeve te renda prokuroria e krimeve te renda saimir tahiri

Sondazh

Poll