Aktualitet

Shkarkimi i Sevdarit/ Procedura e përzgjedhjes së anëtarit të ri të KLP-së

28 Shkurt 2019, 13:09 Nga DOSJA
Shkarkimi i Sevdarit/ Procedura e përzgjedhjes së anëtarit

TIRANË- Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka shakarkuar sot nga detyra Prokuroren Antoneta Sevdari (lexo këtu), e cila është dhe anëëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Sevdari automatikisht pas shkarkimit si Prokurore humbet dhe vendin e saj në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

KLP duhet të që të zëvendësojë vendin e lënë bosh nga Sevdari, por zëvendësimi i saj ërkon një procedurë shumë të gjatë.

Cila është procedura e zgjedhjes së anëtarit të ri të KLP-së?

Sipas ligjeve në fuqi, që janë miratuar së bashku me Reformën në Drejtësi, anëtari i KLP nuk emërohet, por duhet të zgjidhet me votim. E para që duhet të lëviz “gurët” sipas procedurës është Prokurorja e përgjithshme Arta Marku, e cila duhet të nxjerr urdhrin që prokuroriët që janë në detyrë të paraqësin kandidarurën pranë KLP-së.

Kjo procedurë fut në punë dhe komisonin e Vettingut, pasi të gjthë kandidatët nëse nuk kanë kaluar në stiën e Vettingut  do të duhet t’i nënshtrohen atij me një procedurë të përshpjetuar.

Kandidatët të cilët kalojnë me sukses vettingun, do të duhet të kalojnë dhe një filtër tjetër, siç është votimi në Konferencën e Përgjithshme të Prokurorëve, ku fiton njëri prej tyre, prokurori që rezulton që ka nurmin më të lartëe të votave.

Por edhe pse ata mund të votohen dhe të zgjidhen nga Konferecna e Prokurorëve, duhet që të ketë përfunduar procesi i plotë i vettingut, të kenë kalaur dhe filtrin në Komisionin e Posaçëm të Apelimit. Po ashtu duhet pritur dhe një verfikim nga Autoretit të Dosjeve, që është dhe filtiri i fundit.

Precedenti “Sevdari” dhe “Sheshi”

Procedura e gjatë e rizgjedhjes së një anëtari të KLP bëhet për arsye që të mos të ndodhin raste të ngjashme si me prokuroren Sevdari, e cila nuk kishte përfunuar procesin e Vettingut. Po ashtu dhe në rastin e prokurorit Bujar Sheshi kishte ndodhur e njëjta gjë, pasi nuk kishte përfunduar procedura e verifikimit të tij nga Autoriteteti i Dosjeve. Kjo tregon se në këto dy raste ka çeduar procedura e zgjedhjeve të anëtaërëve të KLP, pasi janë zgjehdur firura të cilat nuk kanë qenë të pastra.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, institucioni që do të kontrollojë prokurorët, ende nuk po tregon se është një institucion i konsoliduar. Pasi krijimi i tij u bë pa përfuduar procesi i Vettingut të prokurorëve, gjë që mund të sjellë shumë vonesa në konsolidimin përfundimtar të tij.

(A.B. Dosja.al) 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet antoneta sevdari kpa vettingu i prokuroreve zgjedhja e anëtarit klp antoneta sevdari kpa vettingu i prokuroreve zgjedhja e anëtarit klp

Sondazh

Poll