Aktualitet

Durrës/ Fuoristrada përplaset me automjetin, vdes gruaja (VIDEO)

28 Shkurt 2019, 15:49 Nga DOSJA
Durrës/ Fuoristrada përplaset me automjetin, vdes gruaja (VIDEO)

DURRËS- Një aksident i rëndë, me pasojë vdekje ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Rrotull. Viktima e këtij aksidenti, ka mbetur shtetësja Mirela Daci,31 vjeç.

Nga informacionet paraprake, mësohet se në aksident, janë përfshirë dy mjete, një nga makinat ishte një Fuoristradë, ku udhëtonte një shtetas francez dhe e fejuara e tij, ndërsa në makinën tjetër dy motra dhe fëmijët e tyre, 5 persona.

Ndërsa, të plagosurit janë transportuar në Spitalin Rajonal Durrës, ku edhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Informacion paraprak

Në fshatin Rrotull, Manzë, shtetasi  J.O., 34 vjeç ,  banues në Tiranë duke drejtuar mjetin me targë AA 666 SP është përplasur me mjetin më targa AA 875 LX , me drejtuese shtetasen M.D., 31 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.

Në makinë ndodheshin shtetasja B.Sh., 35 vjeçe dhe dy fëmijë 9 dhe 7 vjeçe  të cilat u transportuan në Spitalin Rajonal Durrës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po puno4n për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident durres mirela daci aksident durres mirela daci

Sondazh

Poll