Aktualitet

PE në Tiranë, eurodeputetët: Zgjedhjet e 2017, korrekte. Zgjidhni vetë problemet. S’ka qeveri tranzitore

28 Shkurt 2019, 09:33 Nga DOSJA
PE në Tiranë, eurodeputetët: Zgjedhjet e 2017, korrekte. Zgjidhni

TIRANË- Delegacioni i Parlamentit Evropian në përfundim të vizitës një ditore në Shqipëri, gjatë së cilës takuan liderët e opozitës dhe të qeverisë, kanë mbajtur një konferencë për mediat. Delegacioni kryesohet nga Tunne Kelam, ndërsa në përbërje ishin Cristian Preda, Knut Fleckenstein, Juan Fernando Lopez Aguilar, Bas Belder, Ilhan Kyuchyuk dhe Tamás Meszerics. 

[sgallery url=”https://dosja.al/europe-moj-krve-e-mutit-rrjeti-masakron-eurodeputetet-pas-deklaratave-jane-qeveria-rama-3-foto/”]

 Në këtë konferencë kreu i delegacionit të PE, Tunne Kelam, theksoi se nuk është zgjidhja e duhur bojkoti i Kuvendit nga opozita. Këtë qëndrim ka mbajtur dhe eurodeputeti që është njeherësh dhe raportuesi për Shqipërinë në BE, Knut Fleckenstein dhe anëtari i delegacionit, eurodeputeti Kristian Preda ku bënë thirrje palëve për dialog me njëra-tjetrën.

Delegacioni i PE theksoi se qeveria është legjitime, pasi zgjedhjet e 2017 kanë qenë korrekte dhe sipas standardeve të BE, pasi janë monitoruar nga BE.

“Bojkoti për ne është i papranueshëm. Ne jemi parlamentarë dhe kemi përgjegjësitë tona. Përfundimet tona janë që zgjedhjet e fundit shkuan mirë. Dyshimet mbi përfundimet tona më mërzisin pak. Është çudi të dëgjoj nga politikanët tuaj që zgjedhjet e 2017 kanë qenë të këqija. Duhet të hapen negociatat por fillimisht duhet të negocioni me njëri tjetrin”,-tha Preda.

“Kolegët e mi që kanë vëzhuar zgjedhjet i konsideruan zgjedhjet legjitime. Unë nuk mendoj se rastet e izoluara kanë ndikim në rezultatet e zgjedhjeve. Megjithatë tani për tani mendoj se duhet të vazhdojmë me këtë parlament”, u shpreh Kelam në konferencën përmbyllëse të vizitës së delegacionit të PE-së në Tiranë.

Eurodeputetët u shprehën se ata nuk do të negociojnë me palët, pasi problemet duhet t’i zgjidhin vetë. Kelam tha se parlamenti është legjitim dhe se qeveria tranzitore heq vëmendjen nga negociatat.

“Ne e kemi diskutuar këtë ide, mendimi im është që parlamenti është zgjedhur në mënyrë të ligjshme, ju keni një qeveri legjitime dhe mendoj që përqëndrimi te ideja e një qeverie të përkohshme do të dëmtonte përqendrimin që duhet të keni për hapjen e negociatave. Përgatitja për qeshorin do të thotë pajtim dhe unitet kombëtar dhe si e thashë kjo është puna juaj”, tha Kryesuesi i delegacionit të PE, Tunne Kelam.

Zhvillimet minutë pas minute nga konferenca e delegacionit të PE

Ora 12:04- Eurodeputeti Preda: Ndaj studentëve që protestuan ka pasur presion

Eurodeputeti Kristian Preda gjatë konferencës për shtyp me delegacionin e PE, u shpreh kundër bojkotit të opozitës, pasi sipas tij kjo nuk është rruga e duhur drejt Bashkimin Evropian. Ndër të tjera ai përmendi dhe protestën e studentëve dhe u shpreh se ndaj tyre ka pasur presione dhe shantazhe.

Ora 11:32- Kreu i delegacionit të BE: Jemi kundër bojkotit dhe protestave, palët politike të bashkëpunojnë

Delegacioni i PE theksoi se fokusi i palëve në Shqipëri duhet të jetë tek hapja e negociatave, dhe jo tek interesat vetiake. Ata i kanë bërë thirrje opozitës që të kthehen në Kuvend, edhe nëse akuzat e tyyre faktohen pasi më e rëndësishme është rruga e Shqipërisë në BE.  Po ashtu theksuan se qeveria është legjitime, pasi zgjedhjet sipas tyre zgjedhjet e 2017 kanë qenë korrekt dhe sipas standardeve të BE, pasi ata kanë qenë vëshgues në to. Eurodeputetët u shprehën se ata nuk do të negociojnë me palët, pasi problemet duhet t’i zgjidhin vet.

Ora 11:25- Hetimet ndaj Vangjush Dakos/ Kelam: Janë çështje e Gjykatës, puna në parlament të vijojë

Ora 09:32- Knut Fleckenstein: Jam i zhgënjyer nga Kryemadhi

Fleckenstein në fjalën e tij theksoi se janë kundër bojkotit të Parlamentit dhe sipas tij kjo situatë nuk duhet të ndodhë. Ai u shpreh se është zhgënjyer shumë nga kryetarja e LSI Monika Kryemadhi teksa kjo e fundit është shprehur se  “e kanë marrë vendimin për vendin dhe nëse evropianët nuk e kuptojnë këtë nuk është faji jonë”.

(J.V/A.B/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet delegacioni i pe ne tirane knut fleckenstein monika kryemadhi delegacioni i pe ne tirane knut fleckenstein monika kryemadhi

Sondazh

Poll