Aktualitet

Surprizon Myftiu i Tiranës 2 ditë para zgjedhjeve: KMSH duhet të shpëtojë nga çdo tentakulë

28 Shkurt 2019, 20:25 Nga DOSJA
Surprizon Myftiu i Tiranës 2 ditë para zgjedhjeve: KMSH duhet të

TIRANË- Myftiu i Tiranës Ylli Gurra, i cili njëherësh është kandidat për kreun e Komunisteti Mysliman të Shqipërisë, ka bërë një deklaratë befasuese, ndërsa e quan KMSH-në të kapur nga tentakula.

Teksa shpalos platformën e tij, Gurra shprehet se ai synon të luftojë kundër tentakulave të cilat kanë shtrirë dorë brenda komunitetit dhe frymëve që e trajtojnë atë si shoqatë dhe jo si bashkësi e të gjithë shqiptarëve.

Ai shprehet se në platformën e tij është transparenca, ndërsa u ka bërë thirrje medieve që të jenë të pranishëm gjatë zhvillimit të zgjedhjeve.

“Komuniteti Mysliman i Shqipërisë nuk duhet të jetë asnjëherë, në asnjë kohë dhe nga askush, faktorë dhe aktorë të brendshëm apo të jashtëm, i kapur. E them së pari për ata që janë drejtëprëdrejtë përgjegjës, edhe si unë që jam myftiu i Tiranës, që duhet të jetë i pavarur si drita e diellit nga çdo indoktrinim, nga çdo kapje, çdo pretendim, çdo tentakule e kujdo qoftë. Myslimanët janë dhe duhet të jenë në gjendje të drejtojnë jo vetëm vetëveten por jemi të detyruar të japim shembullin tonë sepse këtë barrë historike e kemi marrë me vetëdije. Ndaj për hir të kësaj barre transparenca të jetë e madhe, e për këtë arsye janë të ftuara edhe mediat.

Natyrisht të gjithë myftinjtë që plotësojnë dokumentacionin përkatës kanë të drejtë që të kandidojnë. Por kandidatura duhet të bëhet në një kohë të caktuar dhe të verifikohet dokumentacioni përkatës. Dallgët e tranzicionit pas 90’ kanë ndikuar edhe te myslimanët, pasi ne nuk jemi ndryshe të zbritur nga qielli”, u shpreh Gurra.

I ftuar në Ora News, Ylli Gurra iu përgjigj pyetjes se çfarë islami ka sot Shqipëria duke thënë:

“Ne nuk kemi ndonjë Urdhër, as ndonjë diktim nga Kushtetuta që ne të importojmë detyrimisht për të qenë besimtarë. Këta njerëz bashkë me mua kanë shekuj këtu që kanë lidhur një besë me Zotin përmes fesë islame. Ne jemi dhe duhet të mbetemi europianë. Islami është islami tradicional që bashkëjeton shumë lirshëm, drejtpërdrejtë, pa hipokrizi me besimtarët e religjioneve të tjera”.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kmsh e pakapur nga tentakulat ylli gurra zgjedhjet në kmsh kmsh e pakapur nga tentakulat ylli gurra zgjedhjet në kmsh

Sondazh

Poll