Bota

'Ka dëshmuar fshehurazi në Hagë'/ Thaçi u përgjigjet akuzave të Prokurorisë: Çdo bashkëpunim i imi ka qenë në interes të drejtësisë

Ish-presidenti ka mohuar pretendimet e Prokurorisë duke argumentuar se çdo bashkëpunim me drejtësinë ka qenë transparent qoftë në Hagë apo në Prishtinë.

4 Prill 2023, 14:05 Nga a.l
 
'Ka dëshmuar fshehurazi në Hagë'/ Thaçi u
Hashim Thaçi

HAGË- Ish-presidenti Hashim Thaçi iështë përgjigjur akuzave të Prokurorisë një ditë më parë, ku u deklarua se Thaçi ka dëshmuar disa herë fshehurazi në Hagë. Ish-presidenti ka mohuar pretendimet e Prokurorisë duke argumentuar se çdo bashkëpunim me drejtësinë ka qenë transparent qoftë në Hagë apo në Prishtinë. Thaçi gjithashtu deklaroi sot se bashkëpunimi i tij ka qenë në interes të drejtësisë.

 “Unë jam intervistuar nga gjithë mekanizmat ndërkombëtar, qoftë si dëshmitar apo i dyshuar. Çdo bashkëpunim i imi ka qenë në interes të drejtësisë, dhe plotësisht transparent, qoftë në Prishtinë qoftë në Hagë. Gjithçka çka thuhet tjetër është e paqëndrueshme”, ka thënë Thaçi gjatë fjalës së tij sot.

Prokurori i Specializuar, Alex ëhiting dje ka deklaruar se Hashim Thaçi ka dëshmuar disa herë fshehurazi në Hagë.

Me fjalimin e Thaçit ka përfunduar edhe paraqitja e deklaratës hyrëse nga ekipi i tij mbrojtës. Në pjesën tjetër të seancës, për 45 minuta do të flasin nga ekipi mbrojtës i Kadri Veselit. Ndërsa më vonë pritet që të flasë pa betim edhe ish-deputeti Rexhep Selimi.

kosova ne hage

Sondazh

Poll